×
  • Lajme
  • Lajme

    Festat e fundvitit, rreth 15 mijë pajisje dekorative të pasigurta ndalohen nga tregu

    Insajderi
    30 November 2024 - 20:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rreth 15 mijë copë pajisje dekorative, janë ndaluar nga futja në treg ose janë larguar nga qarkullimi, gjatë procesit të zhdoganimit në pikat kufitare, si dhe tregun e brendshëm, gjatë dy javëve të fundit.

    Kjo pasi ato janë konstatuar si të papërputhshme me kërkesat ligjore dhe standardet përkatëse të sigurisë.

    Kështu u bë e ditur në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ku thuhet se Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka kryer verifikime të ndriçimeve dekorative që përdoren për festat e fundvitit.

    “Dritat dekorative elektrike që nuk përmbushin standardet përkatëse mund të paraqesin rrezik serioz për goditje elektrike ose zjarr, duke vënë në rrezik jetën dhe pronën e qytetarëve”, shkruan në komunikatë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark