Festat e fundvitit: Tregtarët rrisin çmimet pa arsye - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Festat e fundvitit: Tregtarët rrisin çmimet pa arsye

    Insajderi
    31 December 2024 - 17:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në prag të festave të fundvitit, çmimet e produkteve ushqimore janë rritur ndjeshëm në Kosovë, duke shkaktuar shqetësime për qytetarët.

    Familjet po shpenzojnë më shumë për tryezën e festave, ndërsa abuzimet e tregtarëve janë evidente, sidomos në tregjet e gjelbëra dhe dyqanet e produkteve ushqimore.

    Qytetari Avni Selimi ka thënë për KosovaPress se,  “Në bazë të kushteve socio-ekonomike për qytetarët e vendit, këto çmime janë tejet të larta, siç janë  në Gjermani”.

    Ndërsa, kryetari i Shoqatës së Konsumatorit, Selatin Kaçaniku, ka kërkuar ndërhyrjen e institucioneve përkatëse për mbrojtjen e konsumatorëve dhe për të parandaluar siç thotë ai mashtrimin e tregtarëve.

    Ai ka komentuar gjithashtu ofertat me zbritje, duke i cilësuar ato si “joreale, mashtruese dhe indinjuese”.

    Njëherësh, eksperti i ekonomisë, Besnik Avdija, ka bërë apel për qytetarët, duke thënë se, të shikohen këto “zbritje”, pasi po manipulohet me konsumatorët.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark