Festë e zbehtë në 17 vjetorin e pavarësisë/Pamje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Festë e zbehtë në 17 vjetorin e pavarësisë/Pamje

    Insajderi
    17 February 2025 - 11:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për pak minuta pritet të nis ceremonia e shënimit të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, por ajo çka bie në sy nga pamjet është numri i vogël i qytetarëve.

    Madje pak figura të shtetit janë parë të pranishëm deri tani.

    Parakalimi, i cili pritet të nisë nga ora 12:00, do të jetë një nga momentet të ceremonisë për nder të Ditës së Pavarësisë.

    Ky aktivitet është një simbol i forcës dhe disiplinës së FSK-së, që ka luajtur një rol kyç në sigurinë dhe mbrojtjen e Kosovës gjatë këtyre 17 viteve.

    Parakalimi do të shoqërohet me përshëndetje nga liderët e shtetit, përfshirë presidenten, kryeministrin dhe figura të tjera të rëndësishme të institucioneve të Kosovës./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark