Një natë para se të mbaheshin zgjedhjet për kryetar të komunës në Drenas, Naim Bazaj, anëtarë i Partisë Demokratike të Kosovës që ishte tërhequr nga gara si kandidat i pavarur, kishte thirrë në odën e tij, drejtuesit më të lartë të partisë.
Kishte thirr edhe një grup të shahirëve.
Ata e kanë “kallë atmosferën” me këngë folklorike e kjo ka ngjallur edhe reagime të tilla, sikurse gjuajtja me revole. Kjo shihet në një video të shfaqur në Interaktiv të KTV-së.
Por kjo është bërë në sy të kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Memli Krasniqi, kandidati i PDK-së për Drenas, Ramiz Lladrovci dhe deputeti i PDK-së, Adem Grabovci.
Në këtë video nga kjo mbrëmje që e ka siguruar Insajderi, shihet sesi të gjithë këta zyrtarë të lartë të Partisë kanë bërë goxha qejf.