Festimet e PSG-së shndërrohen në tragjedi: Dy të vdekur dhe 559 të arrestuar në Francë - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Festimet e PSG-së shndërrohen në tragjedi: Dy të vdekur dhe 559 të arrestuar në Francë

    Insajderi
    01 June 2025 - 12:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ajo që duhej të ishte një natë festimi historik për tifozët e Paris Saint-Germain, pas fitores ndaj Inter Milanit në finalen e Champions League, përfundoi në dhunë dhe tragjedi.

    Një 17-vjeçar u vra me thikë në qytetin jugperëndimor të Dax gjatë një grumbullimi festues, ndërsa një grua që po lëvizte me skuter në jugperëndim të Parisit humbi jetën pasi u përplas nga një makinë, shkruan Insajderi.

    Sipas Ministrisë së Brendshme franceze, plot 559 persona u arrestuan, prej tyre 491 vetëm në Paris në mes të kaosit që përfshiu rrugët e qyteteve franceze pas ndeshjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark