Festimi i përvjetorit të Bauhaus vjen me ndryshimin e shumë logove të famshme botërore - Insajderi
×
Teknologji

Festimi i përvjetorit të Bauhaus vjen me ndryshimin e shumë logove të famshme botërore

Insajderi
05 March 2019 - 22:42
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këtë vit shkolla e famshme e artit Bauhaus mbushi 100 vite të themelimit. Shkolla ishte hapur vetëm nga viti 1919-1932 por fokusi në artet e bukura arriti që të ketë ndikim në arkitekturë, modë, produkte dhe dizajnë grafik, shkruan Insjaderi.

Platforma të ndryshme të dizajnit e festuan përvjetorin duke bërë dizajne me stilin e shkollës Bauhaus për shumë logo me famë botërore si Apple, Google, Adidas, Domino’s, Lego dhe Netflix.

Në një anë shfaqen me një tipar komik por gjithashtu duke e përfaqësuar stilin antik të kësaj shkolle.

Me të drejtë mund të thuhet se format gjeometrike kishin lindur në Bauhaus dhe filozofia e saj admirohet që nga ajo kohë./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark