Festimi i Shën Gjergjit në Dragash, policia e çon në stacion një person që kishte veshur triko me përmbajtje nacionaliste serbe - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Festimi i Shën Gjergjit në Dragash, policia e çon në stacion një person që kishte veshur triko me përmbajtje nacionaliste serbe

    Insajderi
    08 May 2025 - 09:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës e ka shoqëruar në stacion një person përgjatë manifestimit të Ditës së Shën Gjergjit në Rapq të Dragashit përgjatë së mërkurës.

    Në raportin ditor, PK’ja bën të ditur se i dyshuari kishte të veshur një triko me përmbajtje nacionaliste serbe, për çka është dërguar edhe në stacionin më të afërt për intervistim, shkruan Insajderi.

    “Fsh. Rapq, Dragash 07.05.2025 – 17:00. Gjatë manifestimit të Ditës së Shëngjergjit në prezencë të një mase të madhe të pjesëmarrëseve është identifikuar i dyshuari i mitur, i cili kishte të veshur një triko me përmbajtje nacionaliste serbe. I dyshuari është sjellë në stacion dhe pas intervistimit në prani të avokatit në konsultim me prokurorin për të mitur është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK’së.

    Rasti është trajtuar si “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark