Futbollisti serb: Festimi me tre gishta ndaj Shqipërisë më shkatërroi karrierën – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Futbollisti serb: Festimi me tre gishta ndaj Shqipërisë më shkatërroi karrierën

    Insajderi
    17 May 2016 - 14:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Po shkonte gjithçka vaj deri pas ndeshjes me Shqipërinë, pastaj gjithçka u përmbys. Isha titullar i padiskutueshëm, pastaj nuk isha as në stol. Tifozët nisën të më urrenin, më vërshëllenin kur bëja përgatitjet para ndeshjes, valëvisnin flamuj shqiptar… nuk ishte aspak lehtë. Kam heshtur dhe kam pritur për mundësinë time”, u shpreh Tosic, shkruan Top-Channel.

    Mirëpo, Tosic deklaroi për “Kurir” se sërish do të festonte njëjtë, pasi shqiptarët vazhdimisht po provokonin lojtarët serb në “Elbasan Arena”. “Nëse do të kthehesha në kohë, nuk do të ngurroja të festoja përsëri në atë mënyrë”, tha lojtari.

    Tosic po kërkon që të rikthehet në kampionatin serb tek Ylli i Kuq, pasi është takuar edhe me drejtorin sportiv të kësaj skuadre, Zvezdan Terzic, që ka qenë së fundmi në Stamboll.

    “Nuk i them jo Ylli të Kuq, por problemi është se kam kontratë me Besiktas”, u shpreh Tosic.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark