Festivali 'Mirëdita Dobar Dan' pritet me protestë në Beograd - Insajderi
×
Kulturë

Festivali ‘Mirëdita Dobar Dan’ pritet me protestë në Beograd

Insajderi
31 May 2017 - 20:00
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një protestë paqësore sot ka ndodhur në Beograd.  Protesta po ndodhë pasi sonte hapet festivali “Mirëdita Dobar Dan”, një bashkëpunim mes Kosovës e Serbisë, ku këtë vit do të flasë edhe Atifete Jahjagha –ish Presidente e Republikës së Kosovës.

Protesta ka vazhduar me thëniet “Kosova është zemra e Serbisë” derisa fotografi të Hashim Thaçit dhe personave tjerë të inkuadruar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës janë shfrytëzuar si imazh në këtë protestë.

Protesta pati rreth 50 persona ndërsa organizata djathtiste ‘zavjetnice’ ishte organizatore.

Në anën tjetër, Policia serbe i ka lejuar protestuesit të futen në sallën ku edhe u bë hapja zyrtare e edicionit të katërt të festivalit, kjo sikur të mos dëshirojnë ta ndalojnë ndonjë incident të mundshëm. / KultPlus.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark