Festivali “Sunny Hill” nga viti i ardhshëm mbahet në Bernicë - Insajderi
×
Kulturë

Festivali “Sunny Hill” nga viti i ardhshëm mbahet në Bernicë

Insajderi
19 July 2019 - 14:13
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nga viti i ardhshëm, festivali “Sunny Hill” do të mbahet në Bernicë të Prishtinës.

Kështu kanë rënë dakord, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala dhe përfaqësuesi i ‘Sunny Hill”, Dukagjin Lipa.

Sipas Shalës, misioni i tyre është që ta promovojnë vendin tonë në botë dhe ta nixisin turizmin kulturor.

“Ngjarja e madhe kulturore në Kosovë, e cila ka bërë bujë ndërkombëtare, festivali “Sunny Hill”, nga viti i ardhshëm do të mbahet në Qendrën e Panaireve në Bernicë-Prishtinë.

Sot prita në takim përfaqësuesit e “Sunny Hill Festival”, Dukagjin Lipën me bashkëpunëtorët, dhe u dakorduam që ky festival nga viti i ardhshëm të mbahet në Qendrën e Panaireve në Bërnicë, hapësirën e re e cila do të akomodojë dhjetëra mijëra njerëz më shumë, nga gjithë rajoni dhe Evropa, për ta bërë Kosovën destinacionin kryesor për verë.

Misioni ynë është që ta promovojmë vendin tonë në botë, dhe ta nxisim turizmin kulturor në vend, përmes promovimit të vlerave tona të përbashkëta”, ka shkruar Shala.

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark