Festivali “Waveul” me ofertë të favorshme për të interesuarit, me blerjen e katër biletave e pesta vjen falas! - Insajderi
×
Kulturë

Festivali “Waveul” me ofertë të favorshme për të interesuarit, me blerjen e katër biletave e pesta vjen falas!

Insajderi
15 July 2019 - 09:48
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Edicioni i parë i festivalit “Waveul” do të mbahet me datat 25-28 korrik në plazhin e madh e të bukur të Ulqinit, vetëm 1 kilometër larg nga Ada Bojana.

Biletat për këtë festival tashmë kanë dalë në shitje, dhe interesimi i të rinjve vazhdon të jetë shumë i madh.

Për gjithë të apasionuarit pas muzikës dhe emrave që do të jenë prezentë, “Waveul” ka bërë një ofertë të re dhe shumë të mirë për fansat.

Për të gjithë ata që do të blejnë katër bileta në grup, bileta e pestë do të jetë falas.

Kjo ofertë vlen deri më 15 korrik, dhe është një mundësi e mirë për të gjithë ata që dëshirojnë të shkojnë si grup në këtë festival.

Programi i këtij festivali i përfshin mbi 50 artistë të muzikës elektronike ndërkombëtare dhe rajonale

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark