Kandidati i PDK’së për deputet, Fetah Paçarizi ka thënë se nga mbështetja që ka marrë nga përkrahësit e PDK’së ka qenë motiv gjatë fushatës elektorale.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë, miq dhe përkrahës të Partisë Demokratike të Kosovës,
Gjatë këtyre ditëve të fushatës elektorale, mbështetja juaj ka qenë burim i jashtëzakonshëm motivimi për mua. Ky besim më nxit për ta dhënë kontributin tim në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe zhvillimin e Kosovës. Të bashkuar, do ta sjellim ndryshimin e nevojshëm dhe do të punojmë për një të ardhme më të mirë për secilin prej nesh.