Të martën në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë, duke filluar nga ora 10 e deri në fund të ditës, do të organizohen koncerte për të shënuar “Festën e Muzikës.
Organizimi i këtij manifestimi bëhet në partneritet me krijuesit dhe interpretuesit vendorë dhe të huaj të cilët do të ftohen të performojnë zhanre të ndryshme të muzikës, njofton Komuna e Prishtinës
“Fête de la Musique” e njohur si “Dita Botërore e Muzikës”, është festival vjetor i muzikës që zhvillohet në mbarë botën më datë 21 qershor, në ditën e parë të verës
Kjo festë ka fillua në vitin 1982 nga Ministri Francez i Kulturës Jack Lang. Tani ka filluar të behet festë tradicionale edhe në Prishtinë./Insajderi.com