
Gazetari i njohur, Blend Fevziu ka reaguar pas vdekjes së ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani shkruan Gazeta Insajderi.
Blendi Fevziu shpreh ngushëllimet e tij për humbjen para kohe të ish-Presidentit Bujar Nishani. Në postimin e tij në rrjetet sociale, Fevziu mes të tjerash shkruan se Bujar Nishani ishte një shërbyes i përkushtuar publik i Shqipërisë dhe se modestia dhe mungesa e protagonizmit të tepruar qenë dimensionet më me vlerë të tij.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Bujar Nishani, Presidenti i shtate i Shqiperise nderroi jete pak minuta me pare. Ai nuk i rrezistoi dot pasojave postkovid qe e moren ne moshe ende shume te re, pa mbushur ende 56 vjec. Bujar Nishani ishte nje sherbyes i perkushtuar publik i Shqiperise. Ai mbajti disa nga detyrat me te rendesishme te shtetit. Qe nga Minister i Brendshem, Minister Drejtesise e deri ne President i Republikes. Modestia dhe mungesa e protagonizmit te tepruar qene dimensionet me me vlere te tij. Ai diti te permbushe cdo detyre qe ju caktua dhe nuk bertiti kurre qe te tjeret ta shihnin punen e tij. Po kaq qetesisht iku nga kjo bote dhe nga ky vend qe e deshi dhe ju perkushtua me devocion. U prehsh ne paqe President.
Bujar Nishani ndërroi jetë ditën e sotme në një spital në Gjermani për shkak të një sëmundje të rëndë dhe pasojave që i la COVID 19.