FFK i çon llapjanët në disiplinor, e dëmtuan VAR-in dhe kërcënuan referët - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    FFK i çon llapjanët në disiplinor, e dëmtuan VAR-in dhe kërcënuan referët

    Insajderi
    24 December 2024 - 19:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Federata e Futbollit e Kosovës gjatë ditës së sotme ka njoftuar një vendim për Llapin dhe pjesëtarët e tij.

    Komisioni i Garave i FFK-së e ka dërguar në procedurë disiplinore kryetrajnerin, Tahir Batatina, së bashku me dy zyrtarë të Llapit, Muhamet Rexhepin dhe Besart Hotin.

    Motivi për ta dërguar Batatinën në procedurë disiplinore nga Komisioni i Garave të FFK-së, është se ai ka kërcënuar gjyqtarët e ndeshjes Llapi – Dukagjini, që u mbyll pa gola.

    Sipas njoftimit nga FFK-ja, trajneri Batatina është dëgjuar duke u thënë gjyqtarëve se “Ju nuk mund të dilni nga këtu pa ardhë mu ju marë ata të FFK-së”.

    Ndërkohë, Rexhepi e ka pësuar me dërgim në disiplinore shkaku se “me dashje” ka goditur dhe ka dëmtuar sistemin VAR të ndeshjes.

    Për arsyen e njëjtë e ka pësuar edhe Besart Hoti, i cili sipas FFK-së ka bërë këtë vepër: “Pas vendimit të marr nga gjyqtarët e ndeshjes bazuar në sistemin VAR dukshëm i frustruar godet bazën e paisjes së sistemit VAR të vendosura në mesin e fushës”.

    Llapi të premten e kaluar shënoi ndeshjen e 11-të pa fitore në Superligë, pasi barazoi pa gola me Dukagjinin e Ismet Munishit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark