Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se ka lejuar që Cervena Zvezda të zhvilloj ndeshje miqësore me Graçanicën
Crvene Zvezde dhe Graçanica do të përballen sot, nga ora 16:00, në kompleksin sportiv “Dragan Xhajqć” në Graçanicë. Të gjitha të ardhurat nga ndeshja do t’i dedikohen Argjipeshkvisë Rashkë – Prizren.
Kurse, Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se ka lejuar që ndeshja ndeshjen humanitare ndërmjet Graçanicës dhe Cervena Zvezdës të zhvillohet në Kosovë.
“Efekti dhe rezultatet e pranimit të FFK-së në UEFA dhe FIFA kanë filluar të shihen menjëherë. Skuadra nga FK Graçanica dhe komuna e Graçanicës kanë kërkuar leje nga FFK-ja, si organizatore e vetme garave të lojës së futbollit në Republikën e Kosovës për zhvillimin e një ndeshje humanitare ndërmjet FK Graçanica dhe FK Crvena Zvezda nga Beogradi që do të zhvillohet më 19 maj”, thuhet në njoftimin e FFK-së
Vetëm rreth një jave me parë tifozët e skuadrës së Yllit të Kuq të Beogradit, e shfaqën një koreografi të madhe me mbishkrimin “UEFA mbështetë terrorizmit”, e që i referohej pranimit të Kosovës në këtë institucion. /Insajderi.com