Serbia është ndër 25 vendet në botë me rënien më të madhe të të drejtave politike dhe lirive të njeriut në dekadën e fundit, është një nga përfundimet e raportit “Liria në Botë 2021 – Demokracia nën Rrethim” nga organizatë joqeveritare ndërkombëtare Freedom House.
Sipas organizatës me seli në Uashington – Serbia ra me dy pikë në vitin 2020 dhe tani ka gjithsej 64 pikë.
Kjo në mënyrë specifike do të thotë se Serbia ka rënë me gjithsej 14 pikë që nga viti 2010.
Ndryshe nga Serbia, pesë vende të tjera në Ballkanin Perëndimor: Kosova, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë në kategorinë e vendeve pjesërisht të lira./Insajderi.org.