U zbulua një softuer ilegal i cili ulte emëtimin e gazrave në momentin kur po testohej motori Volkswagen. Por një hulutim i realizuar nga Transport & Enviroment zbuloi se jo vetëm makinat Volkswagen thyejnë rregulloren Europiane “Euro 6” të emëtimit të gazrave në atmosferë.
Madje disa prodhues të tjerë si Fiat, Opel, Suzuki dhe Renault, lënë në hije skandalin Volkswagen. T&E kreu testime në 230 makina me motor nafte dhe përpiloi një grafik ku tregoi tejkalimin e kufirit NOx, njofton Pcworld.com.
Konkretisht makinat Alfa Romeo, Fiat dhe Suzuki kanë motorë nafte të cilët tejkalojnë kufirin e emëtimeve të Euro 6 me 15 herë. Dacia, Infiniti, Nissan dhe Renault emëtojnë 14 herë më shumë ndërsa Opel 10 herë.
Çdo prodhues automobilash tejkalonte kufinjtë e Euro 6 dhe Toyota është më konservatori në këtë mes. Sipas T&E ekzistojnë 29 milion makina “të pista” në rrugët Europiane. Në lidhje me standartet Euro 6, pesë kompanitë me rekordin më të keq janë Renault, Land Rover, Hyundai, Opel dhe Nissan.