×
  • Sport
  • Sport

    FIBA i suspendon dy gjyqtarët grekë që u dyshuan për tentim të kurdisjes në Kosovë

    Insajderi
    20 March 2024 - 13:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjyqtarët grekë të basketbollit, Dimitrios Zacharis dhe Anastasios Kardaris, janë suspenduar edhe zyrtarisht nga Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA).

    Zacharis e Kardaris janë suspenduar tashmë nga FIBA dhe nuk do të kenë drejt të gjykojnë deri më 31 tetor 2024.

    Dy gjyqtarët grekë janë suspenduar për “mosraportim” dhe kryerje të funksionit në bazë të Kodit të Etikës dhe Integritetit.

    Ndryshe, Zacharis dhe Kardaris janë emra të njohur për basketbollin kosovar, pasi emrat e tyre bënë bujë në prill të vitit të kaluar.

    Ishte klubi kryeqytetas, Sigal Prishtina që kishte bërë akuzë publike se Zacharis e Kardaris ishin joshur për të kurdisur një ndeshje ‘play-off’-i me Trepçën, në të mirë të ekipit mitrovicas.

    Pas akuzave të Prishtinës, dy grekët u larguan papritur dhe nuk u kthyen më. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark