Fidani prezanton makinën e re luksoze, zbulohet se sa i kushtoi - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Fidani prezanton makinën e re luksoze, zbulohet se sa i kushtoi

    Insajderi
    29 August 2025 - 18:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtari i njohur Fidan Gashi ka shpërblyer veten pas një sezoni të mbushur me koncerte dhe performanca anë e mbanë trojeve shqiptare.

    Në kulmin e angazhimeve muzikore dhe suksesit që ka arritur me këngët e tij, Fidani ka vendosur të bëjë një blerje të veçantë – një Audi A8 të zi, një ndër modelet më elegante dhe sportive të markës prestigjioze gjermane.

    Makina super luksoze e këngëtarit kap shifrën e 100 mijë eurove.

    Përmes një postimi në Instagram, ai publikoi foton pranë makinës së re, duke e shoqëruar me mbishkrimin: “Another One”.

    Me këtë fjali të shkurtër, këngëtari ka lënë të kuptohet se kjo nuk është makina e tij e parë luksoze, por vetëm një tjetër shtesë në koleksionin e tij.

    Audi A8 njihet për dizajnin modern, luksin në interier dhe performancën e lartë, duke e bërë një zgjedhje perfekte për artistët që jetojnë me stil.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark