×
  • Sport
  • Sport

    FIFA detyrohet të mbushë arkat e Barcelonës

    Insajderi
    19 November 2024 - 18:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Barcelona do të përfitojë plotë 3 milionë euro nga FIFA kur Ronald Araujo të rikuperohet plotësisht nga lëndimi i tij.

    Reprezentuesi uruguaian pritet që t’i rikthehet fushës gjatë muajit dhjetor, dhe pasi ta bëjë këtë, bazuar në statutin e FIFA-s, ata do të paguajnë 3 milionë euro në drejtim të blaugranasve.

    Kjo për shkak se klubet duhet të kompensohen nga FIFA nëse një lojtar mbetet jashtë fushave për një periudhë të konsiderueshme shkaku i një lëndimi që ka pësuar në një garë të organizuar nga FIFA.

    Araujo ende nuk ka luajtur për Barcelonën këtë sezon për shkak të lëndimit që kishte pësuar gjatë muajit korrik me Uruguain në Copa America.

    Një vit më parë, Gavi pësoi këputje të ligamentit duke luajtur për Spanjën në kualifikimet e Kampionatit Evropian dhe u rikthye muajin që lamë pas.

    Për shkak të lëndimit të mesfushorit spanjoll, FIFA pagoi në drejtim të Barcelonës 6.3 milionë euro si kompensim.

    Duke përfshirë këtu edhe 300 mijë euro që FIFA pagoi për lëndimin e Pedrit në Euro 2024, katalanasit kanë fituar më shumë se 9 milionë euro kompensim për tre lojtarët e tyre që u lënduan në garat e organizuara nga FIFA.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark