×
  • Sport
  • Sport

    FIFA ndan vazot për Botërorin e Klubeve, priten duele interesante

    Insajderi
    03 December 2024 - 19:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Botërori i Klubeve që zhvillohet për herë të parë me formatin me 32 skuadra në verën e vitit 2025, do të mësojë ndarjen e fazës në grupe këtë të enjte me shortin që do të organizohet nga FIFA.

    Kjo e fundit ka bërë sot ndarjen e skuadrave në vazo për këtë short dhe ka bërë lëmsh skuadrat europiane, pasi i ka ndarë në dy vazo, duke rrezikuar përballje shumë të forta. Rregullorja e shortit parashikon që nuk do të ketë në të njëjtin grup skuadra që i përkasin të njëjtit shtet.

    Sipas rregullores së aktivitetit, vetëm dy skuadrat e para nga secili prej 8 grupeve, do të vazhdojnë në fazën me eliminim direkt të turneut i cili do të zhvillohet njëherë çdo katër vite.

    Në vazon e parë janë vendosur ekipet më të kuotuara nga Europa dhe Amerika Jugore. Në vazon e dytë është futur pjesa e mbetur e ekipeve të kontinentit të Europës.

    Në vazon e tretë janë më të mirët e Azisë, Afrikës dhe pjesa e mbetur e Amerikës së Jugut. Ndërsa në vazon e katërt skuadrat e mbetura. Më poshtë do të njiheni me ndarjen e vazove.

    Vazo 1: Real Madrid, Bajern Mynih, Mançester Siti, PSG, Flamengo, Palmeiras, River Plejt, Fluminense.

    Vazo 2: Çelsi, Borusia Dortmund, Inter, Porto, Atletiko Madrid, Benfika, Juventus, Salcburg

    Vazo 3: Al-Hilal, Ulsan HD, Al Ahli, Monterrej, Leon, Uidad Kazablanka, Boka Zhuniors, Botafogo.

    Vazo 4: Uraua Red Dajmonds, Al-Ain, ES Tunis, Siatëll Saunders, Inter Majemi, Okland Siti, Mamelodi Sandauns, Paçuka.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark