Shtëpia e “Big Brother Vip” po na dhuronë emocione e përballje të forta.
Vip-at shqiptarë kanë shumë për të treguar e për të debatuar po aq.
Së fundmi ka qenë Fifi ajo që ka patur një debat me kolegen e saj, Sheila Haxhiraj lidhur me suksesin e kësaj të fundit.
Duke përmendur mundësitë e secilit prej konkurentëve për të pasur sukses, Fifi ju drejtua Sheilës duke i thënë se ajo është super artiste, por në karrierë nuk i ka ecur dhe aq.
Ky konstatim nuk është pritur mirë nga Sheila, e cila i ka thënë se ajo ka punuar me njerëzit e gabuar.
“Kam dy vjet që kam punuar për këtë dhe do nxjerr një album të tërë, atëherë hajde flasim. Ti nuk e di sesi mund të më ecë mua zemra ime. Nuk kam ecur sepse s’kam punuar me njerëzit e duhur” i këngëtarja Fifit.