Fifi tregon emrin që do t’i vendoste djalit nëse do të bëhej nënë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Fifi tregon emrin që do t’i vendoste djalit nëse do të bëhej nënë

    Insajderi
    19 October 2021 - 10:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një temë shumë interesante është diskutuar nga banorët në Big Brother VIP, mbrëmjen e sotme.

    Teksa ndodheshin në oborr duke realizuar provën javore, Fifi, Donaldi, Semi dhe Beniada nisën të diskutonin për prindërimin dhe ndjesinë e të sjellurit në jetë një fëmijë.

    Fifi u shpreh se është shumë gati të bëhet nënë dhe mezi po e pret atë moment. Ishte Donaldi ai që tha se Fifin e sheh më shumë si nënë të një djali.

    “Nuk e di, por Fifin e imagjinoj më shumë si nënë të një djali.”-tha aktori.

    Ndërkohë, Fifi tregoi se ka vite që e ka menduar emrin e të birit dhe nëse do bëhej me djalë do e quante Geg.

    “Unë jam shumë gati të bëhem nënë, mezi po pres. Edhe nëse ndodh padashje, do e mirëprisja. Ka vite që e kam menduar emrin e djalit. Do e quaja Geg.”- tregoi këngëtarja.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark