Fifi me Granitin u ftuan në dhomën e rrëfimit në Big Brother VIP për të diskutuar dhe qartësuar çfarë po ndodh mes tyre.
Graniti tha se mbase do të lind diçka mes tyre, pasi që kanë një gjuhë të përbashkët.
“E kam cek që këtu jemi si familje qeshim, gëzojmë, po kur ka momente që ndihemi keq vetëm Fifi më është gjendur pranë, më ka fol, madje edhe më ka ushqy. I kemi mendimet e njëjta, kemi gjuhë të përbashkët, mbase dhe po lind diçka”.
Fifi gjithashtu pohoi se me Granitin ndihet mirë dhe se mund të lind diçka.
Ata panë gjithashtu mendimet e banorëve për ta ku shumica mendonin se mund të kenë thjesht shoqëri.
Fifi reagoi ndaj Palomës duke i thënë se nuk e priste prej saj atë lloj komenti, pasi ka treguar kofidenca me të dhe Paloma i tha se ajo nuk i ka shprehur që pëlqen Granitin, pra nuk kishte pse mendonte të kundërtën.
Gjithashtu nuk priti mirë komentin e Semit, e cila kishte thënë se ‘po karikojnë njëri-tjetrin’ dhe e komentoi si të shpifur.
Në dhomën e rrëfimit Fifi u shpreh se ka vënë re se edhe Semi mund ta pëlqejë Granitin.