Filharmonia e Kosovës, të martën do të mbajë koncertin e parë premierë për këtë vit. Koncert ky i cili karakterizohet për prezantimin e instrumentistëve të jashtëzakonshëm.
Ky koncert po karakterizohet për prezantimin e instrumentistëve të jashtëzakonshëm, pianistja Maria Nemtsova dhe saksofonisti Vitaly Vatulya. Ky koncert do të dirigjohet nga Gregory Charette, shkruan KultPlus.
Koncerti do të filloj në ora 20:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.