"Fillimisht kanë lëvizur në këmbë" Drejtori i policisë së Gjilanit jep detaje për arratisjen e Mefail Shkodres me djem - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Fillimisht kanë lëvizur në këmbë” Drejtori i policisë së Gjilanit jep detaje për arratisjen e Mefail Shkodres me djem

    Insajderi
    10 August 2025 - 20:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori rajonal i policisë në Gjilan, Agron Rukiqi, në një konferencë për media tha se për vrasjen e tre personave në Gjilan, policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet që të bëjë lokalizimin e personave të dyshuar, të cilët akoma ndodhen në arrati.

    I pyetur për detajet e këtij rasti tronditës lidhur me veprimet e të dyshuarve pas vrasjeve, ai tha se:

    “Fillimisht ata kanë lëvizë në këmbë, nuk mund të japim informacione më shumë”, tha drejtori Rukiqi.

    Ai shtoi se hetuesit policorë i kanë informatat që tre personat e dyshuar i “impikon në rastin e vrasjes së rëndë, “përfshirë edhe pamjet e kamerave”.

    “Policia po ndërmerr të gjitha veprimet që personat që janë në arrati t’i arrestojë”, shtoi drejtori.

    Në kërkim policor ndodhet Mefail Shkodra me djem, Edonis dhe Engjull Shkodra.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark