Filloi për disa armatura- Konflikti me armë e kërcënime për vdekje në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Filloi për disa armatura- Konflikti me armë e kërcënime për vdekje në Prishtinë

    Insajderi
    02 June 2025 - 08:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një konflikt mes anëtarëve të një familjeje në Prishtinë ka eskaluar në kërcënime serioze dhe përfunduar me ndërhyrje të policisë dhe sekuestrim të armës.

    Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se më 1 qershor 2025, pas orës 10:00, është raportuar një rast kanosjeje në rrugën “Bajram Bahtiri” në kryeqytet.

    Ankuesit, S. G, 54-vjeçar dhe Xh. G, 58-vjeçare kanë deklaruar se vëllai i tyre, R. G., 61-vjeçar ka vendosur armatura në oborrin e shtëpisë së tyre dhe kur i është kërkuar që t’i largojë, i ka kërcënuar me jetë nëse prekin diçka.

    Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, është iniciuar rasti “Kanosje” dhe R. G. është dërguar në mbajtje.

    Mirëpo përplasja nuk përfundon këtu.

    Rreth orës 15:00, ndërsa palët ishin në rrugë për në shtëpi, në afërsi të rrugës “Sami Plakolli”, djali i të dyshuarit – L. G, 26-vjeçar – dyshohet se ka goditur veturën e viktimave dhe i ka kanosur me jetë.

    Prokurori ka autorizuar edhe një bastisje në banesën e familjes së dyshuar.

    Gjatë veprimeve në terren, policia ka hasur edhe një person tjetër të dyshimtë, G. G., 22-vjeçar të cilit gjatë kontrollit trupor i është gjetur një armë zjarri e llojit Zastava TT, një karikator dhe 9 fishekë 7.62 mm.

    Arma është sekuestruar nga forenzika, ndërsa ndaj të dyshuarve janë ndërmarrë masat ligjore përkatëse për “Kanosje” dhe “Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

    Policia dhe Prokuroria janë duke vazhduar hetimet për këtë rast që nxjerr në pah një situatë alarmante për sigurinë brenda rrethit familjar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark