Apple ka publikuar të hënën pajisjet e shumëpritur dhe që nga sot (e enjte), kanë filluar porositë për telefonin më të ri iPhone SE dhe iPad më të vogël, që është ndryshe nga të tjerët.
Telefon me 4-inç ekran mund të porositet vetëm në Australi, Kanada, Kinë, Francë, Gjermani, Japoni, Hong Kong, Zelanda e Re, Puerto Riko, Mbretëria e Bashkuar, Singapor dhe SHBA.
iPhone SE kushton 599 dollarë në Shtetet e Bashkuara dhe 359 funta në Britani. Kjo pajisje ka përmasa të ngjashme me iPhone 5S, por do të jetë dy herë më i shpejtë.
Ai ka të njëjtin qark A9 prej 64 bit si iPhone 6s apo 6s Plus, fotokamerën iSight prej 12 megapiksel me Live Photos, Video 4K dhe Touch ID, si dhe Apple Pay.