Fillojnë talljet me Kurtin, Nushi: Këta që kanë sheqer tepër, a me dërguar në ëmbëltore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Fillojnë talljet me Kurtin, Nushi: Këta që kanë sheqer tepër, a me dërguar në ëmbëltore

    Insajderi
    09 March 2022 - 22:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyrtari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Nol Nushi, ka pyetur se këta që kanë sheqer tepër, a me dërguar në ëmbëltore. Këtë koment ai e bëri si injorim ndaj deklaratave të fundit të Kurtit për miellin.

    Kurti u ka bërë sot thirrje qytetarëve të cilët kanë blerë miell me shumicë, e që nuk u nevojitet, ta çojnë atë nëpër furra.

    “Ka rezerva e rrjedhimisht nuk ka vend për panik. I ftoj qytetarët që të ndjehen të sigurt siç është edhe situata në vendin tonë. Unë i takova përfaqësuesit te Shoqatës së Mullistëve e më siguruan se në Kosovë edhe për dy muaj ka grurë që ende nuk është bluar e në muajin e kaluar kanë bluar grurë për tre muaj. Pra ka grurë 3 muaj plus dy muaj. Qytetarët që kanë blerë më shumë se që ju nevojitet ta çojnë miellin në furrë”, tha Kurti.

    Ndërkaq Nol Nushi nga PSD, e ka tallur këtë thirrje të Kurtit.

    Ai ka pyetur se këta që kanë sheqer tepër, a me dërguar në ëmbëltore.

    “K’ta qe kane sheqer teper, a me qu neper ambeltore?? Po pyes per nje shok…”, ka shkruar Nushi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark