Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë në pesë ditët e ardhshme.
Në njoftimin e IHMK’së bëhet e ditur se temperaturat minimale do të fillojnë në minus gradë. Minimalja që parashihet është -1 gradë për pesë ditët e ardhshme.
Ndërkaq, temperaturat maksimale pritet të shkojnë deri në 21 gradë.
Njoftimi i plotë i IHMK-së:
E hënë- Mot me diell .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gardë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme.
E martë- Mot me diell .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius.Në mëngjes nëpër ultësira parashihet mjegull e radiacionit.
E mërkurë- Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesëshme.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius.Në mëngjes parashihet që në shum vende, kryesishtë viseve të larta dhe rreth lumenjëve , të ketë mjegull.
Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-4/m/s.
E enjte- Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20gradë Celsius. Në mëngjes në shum territore parashihet mjegull.Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.
E premte- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5-gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-18gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4 m/s. /Insajderi.org/