Deri në fund të ditës së hënë- në ditën e fundit zyrtare të fushatës para votimit në zgjedhjet paraprake demokrate dhe republikane në New York- mijëra njujorkezë do të keni dëgjuar fjalimet përfundimtare të kandidatëve.
Gara e New York-ut pritet të jetë deçizive në këto zgjedhje që do përcaktojnë kandidatët e dy partive kryesore në Amerikë.
Me përjashtim të ndonjë zënke, Trump, emri i të cilit është i përfolur në New York për bizneset e tij, pritet të fitoj lehtë në vendin e tij të origjinës.
“Ju do të shihni prapa dhe do të thoni ‘Kjo ishte vota më e mirë që kam hedhur ndonjëherë’”, i tha Trump mbështetësve të tij në Staten Island, një nga pesë lagjet më të mëdha të New Yorkut e cila është bastion tradicional i republikanëve.
Në anën Demokratike, ish-sekretarja e shtetit, Hillary Clinton, e cila përfaqësonte New York për tetë vjet në Senatin e SHBA-së, mbetet favorite për të fituar emërimin e partisë së saj.
Megjithatë, sondazhet e fundit kanë treguar se Sanders, një senator i SHBA-ve nga Vermonti, theksi i të cilit është ai i një personi nga Brooklyn, ka arritur të marrë dy fitore së fundmi ndaj Clintonit e cila kishte fituar shtatë vende rresht.
Sanders mblodhi 28,000 njerëz për ta dëgjuar atë teksa fliste në një park të Brooklyn-it të dielën, shkruan Reuters.
Por Sanders duhet t’i rris prishtmëritë, pasi duhet të marrë një fitore të fortë nëse dëshiron ta kaloj Clintonin në rezultatin e përgjithshëm.
Clinton do të bëjnë fushatë në Manhattan të hënën, ndërsa burri i saj, ish-presidenti Bill Clinton, do të ketë takime në veri të New Yourkut, në Buffalo dhe Rochester. /Insajderi.com