Fillon grumbullimi i emrave për zyrtarizimin e Fesë së Shqiptarizmit - Insajderi
×
Kulturë

Fillon grumbullimi i emrave për zyrtarizimin e Fesë së Shqiptarizmit

Insajderi
02 March 2019 - 15:16
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në 575 vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës të mbajtur më 2 mars 1444, ku u vendosën themelet për ndërgjegjen e bashkimit dhe traditës shtetërore shqiptare, Qendra Botërore e Fesë së Shqiptarizmit njofton tërë shqiptarët me vetëdije të pastër arbërore se ka filluar grumbullimin e emrave për zyrtarizimin formal të Fesë së Shqiptarizmit.

“Prandaj, ftojmë tërë shqiptarët kudo që janë dhe që dëshirojnë të nënshkruajnë letren zyrtare për zyrtarizimin e Fesë së Shqiptarizmit, të na shkruajnë në e-mail adresen [email protected], duke cekur qartë: EMRIN, MBIEMRIN, ATËSINË DHE VENDBANIMIN! ZOTI na ndihmoftë që të ecim gjithmonë në rrugën e mirësisë, dashurisë ndër shqiptare dhe na udhëzoftë larg ndikimeve të vendeve, kombeve, kulturave e gjuhëve të huaja. Paqi bekimin hyjnor të Nënës Shqipëri!” shkruhet në njoftimin e kësaj Qendre Botërore të Fesë së Shqiptarizmit./ Insajderi.com

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark