Nga Mero Baze
Një javë para ardhjes në pushtet, historia e Vetëvendosjes është dënuar me vdekje, pasi i prish punë pushtetit të ri. Është fshirë gjithë historia e saj politike, gjithë aksionet e saj guerrile, gjithë qëndrimet dhe deklaratat antiperëndimore, gjithë axhenda e saj anti- Kosovë.
Nuk duhet të vajtoni për ato që janë fshirë, pasi kanë qenë të gjithë marrëzira. Aty ka qenë e dokumentuar se ky Albin Kurti luftoi marrëveshjen e Rambujesë nga Prishtina, si kundërshtoi ardhjen e trupave ndërkombëtare, si u përlesh me UNMIK, si kundërshtoi pavarësinë e Kosovës, si kundërshtoi EULEX apo bisedimet ndërkombëtare për Kosovën.
Të gjitha kanë qenë gjepura, për të relativizuar suksesin politik të Kosovës dhe për të ngritur prolin e tij politik. Gjithkush që e ka sulmuar Albin Kurtin për ato që ka bërë, ka qenë në rregull. Biles dhe Vjosa Osmani e Donika Gërvalla në rregull kanë qenë që e kanë sulmuar si Hugo Chavez, pasi ashtu ka qenë. Tani nuk janë në rregull. S’di pse Vjosa u nxitua që tha “kam qenë e manipuluar”, pasi ndërkohë Albini po i fshinte vetë marrëzitë e jetës së tij. Pra Albini kishte reektuar ndërkohë që Vjosa kërkonte ndjesë. Ajo thjesht mund të thoshte që Albini ka qenë i manipuluar e tani po sillet normal.
Tani të dielën që vjen jeni më të qetë. Mos kini frikë nga gjithë marrëzite që ka bërë Albini. Ai i fshiu ato. I harroi. Nuk i duhen më. As kauza e bashkimit kombëtar nuk i hyn më në punë. Siç ka thënë Vjosa, i takon brezave që vijnë. Glauku mund të tërhiqet dhe nga kërkesa që Ambasada të mos jetë në Jerusalem, se nuk është se e kishte seriozisht. Ja kanë kërkuar ca votues myslimanë, por pas zgjedhjeve e fshijmë dhe këtë deklaratë.
Pas kësaj, e vetmja pyetje është kush janë këta që po vijnë në pushtet?
E shkuara e tyre nuk ekziston më, se ata e mohuan vetë. Identiteti i tyre politik, është një amalgamë majtisto- enveriste, pastaj rugoviste, pastaj muslimano- erdoganiste, antisemite, e deri tek anti-amerikane.
Të gjithë së bashku kanë vënë në qendër Albin Kurtin, i cili ka aftësinë e duhur të mos ketë më turp nga asgjë që ka bërë, mjafton të marr pushtetin. Kanë dhe Vjosën, paksa të hutuar nga droja, se mos e manipulojnë përsëri.
Të dielën që vjen në pushtet, vijnë të manipuluarit, të zhgënjyerit nga kasta e vjetër e pushtetit dhe të gënjyer nga spekulantët e rinj, vijnë ata që ranë në kurthin e një lëvizje që po manipulon prej 20 vitesh njerëzit në Kosovë. Të ndjekin rrugën e tyre dhe një javë para pushtetit e të fshijnë gjurmët nga kanë ardh.
Tani mbaroi ëndrra e Albin Kurtit. Mu këtu e kishte misionin. E diela që vjen është llimi i kohës së Albin Kurthit. Insajderi.org