Qeveria në Somali njoftoi të shtunën se po pezullon një shkollë e cila kishte lidhje me grupin që tentoi grusht shtet në Turqi të premten, kështu duke i dhënë stafit të saj një javë për tu larguar nga vendi.
Somalia mbylli shkollën e lidhur me dështimin e grusht shtetit të ushtrisë turke. Bordi i ri administrativ do të emërohet në bashkëpunim me Turqinë për të rifilluar aktivitetet arsimore.
Qeveria në Somali njoftoi të shtunën se po pezullon një shkollë e cila kishte lidhje me grupin që tentoi grusht shtet në Turqi të premten, kështu duke i dhënë stafit të saj një javë për tu larguar nga vendi, transmeton lajmi.net.
Bëhet fjalë për rrjetin e shkollave që e financon Fethullah Gulen, i kërkuar nga Ankaraja zyrtare për ekstradim nga SHBA-ja, pasi që akuzohet si shtytësi kryesor i puçit ushtarak. Në një deklaratë, ata thanë se shkolla FETO/PDY, u pezullua sipas kërkesës së qeverisë turke.
Tash shtrohet pyetja nëse qeveria turke do t’i bëjë kërkesë qeverisë kosovare për mbylljen e këtyre shkollave siç ka bërë me Somalinë.
I akuzuari për tentim grusht shteti në Turqi, ka një rrjet të shkollave në Kosovë
Somalia, gjithashtu u bashkua me një grup që dënojnë ashpër grusht shtetet e dështuara, duke shprehur njëherazi solidaritetin për qeverinë turke dhe popullin turk për rezidencën e tyre demokratike.
Sipas kryeministrit turk, Binali Jildirim, përpjekja e tyre e dështuar vetëm se krijoi një “turp” për ushtrinë turke, ku rreth 160 persona u vranë. Rreth 2,839 ushtarë të përfshirë në këtë grusht shtet u arrestuan, duke përfshirë këtu edhe zyrtarë të lartë që u vranë në përpjekje për të rrëzuar qeverinë.