Fillon ofrimi i shërbimeve konsullore për kosovarët edhe në Bari të Italisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Fillon ofrimi i shërbimeve konsullore për kosovarët edhe në Bari të Italisë

    Insajderi
    15 August 2016 - 17:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, njofton shtetasit kosovarë që jetojnë në Itali se prej sot shërbime konsullore t’iu ofrohen të gjithë qytetarëve edhe në qytetin e Barit, në ndërtesën ku ndodhet Konsullata e Shqipërisë.

    Shërbimet ofrohen në bazë të marrëveshjes ndërshtetërore mes Kosovës dhe Shqipërisë për të mbështetur njëra tjetrën në shërbimin diplomatik dhe konsullor. Ky hap i përforcimit të nivelit dhe të marrëdhënieve të përfaqësimit të përbashkët Kosovë – Shqipëri ishte paralajmëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, gjatë vizitës në Tiranë në korrik të këtij viti.

    Ofrimi i shërbimeve konsullore për qytetarët e Kosovës në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Bari, bëhet për të mbështetur dhe asistuar kërkesat dhe nevojat e shtetasve të Kosovës, në rajonet e Jugut të Italisë, por edhe për të gjithë ata që zgjedhin Barin, si portin hyrës ose dalës për udhëtimet, pushimet apo lëvizjet e tyre nëpërmjet Shqipërisë për në Kosovë.

    Posti Konsullor i Republikës së Kosovës do të jetë i vendosur pranë Konsullatës së Shqipërisë në Bari në adresën Corso Vittorio Emanuele 171.70122 Bari. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark