Kërkohet nga ministrja e Drejtësisë t’i marrë përgjegjësitë në rastin e Astrit Deharit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet nga ministrja e Drejtësisë t’i marrë përgjegjësitë në rastin e Astrit Deharit

    Insajderi
    14 November 2016 - 12:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka thënë se deri më tani institucionet e Kosovës nuk kanë qenë në gjendje të dalim me vlerësime përfundimtare për vdekjen e Astrit Deharit.

    Ai ka thënë se të gjithçka mund të ketë kuptim, por jo edhe vdekja e Astritit.

    Avokati Gashi ka thënë se Astriti ishte paraburgosur pa asnjë provë te vetme për akuzat që rëndonin mbi të.

    Besa Luzha nga shoqëria civile ka kërkuar nga ministrja e Drejtësisë, Dhuarat Hoxha, që t’i marrë përgjegjësitë që i takojnë për rastin.

    Në fund të protestës është kërkuar një minutë heshtje në nderim të Arstit Deharit.

     

    Fillon protesta “Drejtësi për Astritin”

    Ka nisur protesta për aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. Kësaj proteste i kanë bashkëngjitur një numër i madh i qytetarëve, aktivistë e udhëheqës të Vetëvendosjes.

    Nën moton “Drejtësi për Astritin”, sot po mbahet protesta si vazhdimësi e protestave dhe pakënaqësive ndaj institucionet përgjegjëse për mënyrën e trajtimit të vdekjes së Astrit Deharit./Insajdseri.com

     

     

    img_3689

    img_3688

    img_3687

    img_3686

    img_3684

    img_3683

    img_3682

    img_3681

    img_3680

    img_3678


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark