Ndërkohë që jashtë objektit të Kuvendit kanë filluar të mblidhen përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët i janë përgjigjur thirrjes për të protestuat kundër Demarkacionit, brenda në sallën e Parlamentit ka filluar seanca.
Në rend të ditës kuvendi ka 17 pika, mirëpo nuk është paraljmëruar që Marrëveshja për Demarkacionin të diskutohet në këtë seancë.
Në seancë përveç deputeteve të partive në pushtet, po marrin pjesë edhe Albin Kurti, Mytaher Haskuka e Ismajl Kurteshi nga opozita. /Insajderi.com