Fillon skema 'Qeveria për Familjet', këto janë detajet e aplikimit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Fillon skema ‘Qeveria për Familjet’, këto janë detajet e aplikimit

    Insajderi
    18 July 2022 - 12:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka hapur sot aplikimin për skemën ‘Qeveria për Familjet’ që synon punësimin afatgjatë të punëkërkuesve që nuk kanë asnjë anëtar të familjes të punësuar.

    Kushtet për aplikim nga punëkërkuesit:

    T’i përkasin grup moshës 18-64 vjeçare;

    Të mos kenë asnjë anëtar të familjes të punësuar;

    Të jenë të regjistruar si të papunë/ punëkërkues në Agjencinë e Punësimit (APRK).

    Kushtet për aplikim nga punëdhënësit:

    Bizneset të jenë të regjistruara dhe aktive në Administratën Tatimore të Kosovës;

    OJQ-të të jenë të regjistruara dhe aktive në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

    Mënyra e subvencionimit:

    Kompenzimi për punëdhënësin: 70% e pagës bruto (maksimumi 300 euro subvencionim nga Qeveria për punëtor);

    Personat e angazhuar përmes kësaj skeme nuk duhet të përbëjnë më shumë se 30% të stafit ekzistues të biznesit.

    Për më shumë detaje ju lutem shihni vegëzat e mëposhtme:

    Për ndihmë dhe informata në procesin e aplikimit drejtohuni në Zyren e Punësimit të komunës suaj. Adresën e Zyres së Punësimit në komunën tuaj, mund ta gjeni në faqen e APRK-së: https://aprk.rks-gov.net/Content/Agency/Index


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark