Fillon vaksinimi kundër gripit sezonal - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Fillon vaksinimi kundër gripit sezonal

    Insajderi
    01 October 2024 - 11:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Kosovë ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal, kurse në dispozicion të institucioneve shëndetësore janë 85 mijë vaksina. Sot, në mënyrë simbolike në Ditën e të Moshuarave, në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, do të jepet një numër i vaksinave për personat e moshuar.

    Në vend ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal. Shumica e komunave tashmë kanë publikuar në faqet e tyre zyrtare, orare qendrat dhe ambulancat e mjekësisë familjare se ku qytetarët mund t’i marrin vaksinat.

    Faik Hoti nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha për Radio Kosovën se tashmë të gjitha komunat e Kosovës janë furnizuar me vaksina dhe se vaksinimi ka filluar sipas planit për grupmoshat me indikacione shëndetësore, kurse sot, në Ditën e të Moshuarave në Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike, do të jepen në mënyrë simbolike disa vaksina për të moshuar:

    “Në qendrat kryesore të mjekësisë familjare në nivel të Kosovës ka filluar sezona e vaksinimit të kategorive të rrezikuara me vaksinën kundër gripit sezonal dhe ky proces pritet të vazhdojë pa asnjë problem. Sot, në mënyrë simbolike në ditën e të moshuarave, në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, do të jepet një numër i vaksinave për personat e moshuar. Presim të ketë një fushatë vaksinimi të suksesshme me qëllim që të vaksinohen kategoria e grupeve që konsiderohen të rrezikuar: personat të moshuar, ata të moshës mbi 65 vjeç, ata me sëmundje kronike, shtatzënat, punëtorët shëndetësorë dhe fëmijët deri në moshën 5-vjeçare, që kanë imunitet të kompromituar”, tha Hoti për Radio Kosovën.

    Ndërkaq, zyrtarë nga Ministria e Shëndetësisë, i kanë thënë Radio Kosovës se për vitin 2024 – 2025 Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 85 mijë vaksina të blera në bashkëpunim me UNICEF-in.

    Vaksinimi sipas mjekëve specialistë është mënyra më e thjeshtë dhe më efektive për kontrollin dhe parandalimin e gripit sezonal dhe sëmundjeve tjera serioze infektive.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark