Ka nisur edhe zyrtarisht prodhimi i BMW i5, me njësitë e para që tashmë kanë dalë nga linja në fabrikën e BMW Group në Dingolfing të Gjermanisë. Dorëzimi i dërgesave të i5 në Evropë do të fillojë dikur në vjeshtë, ndërsa klientët amerikanë veturat e tyre do t’i pranojnë para fundit të këtij viti.
BMW i5 ndodhet midis i4 dhe i7 në linjën tërësisht elektrike. Tutje i5 “skenën” shitjeve e ndanë me Serinë 5 të dizajnuar në mënyrë identike, por që ka motor me benzinë.
Me një çmim fillestar prej 62,200 € në SHBA, i5 eDrive40 e cila do t’u dorëzohet klientëve amerikanë do të ketë drejtim me rrota të pasme, duke gjeneruar një fuqi të madhe prej 340 kuaj fuqive dhe një distancë të vlerësuar nga EPA deri në 475 kilometra, raporton Arena EV, transmeton Telegrafi
Për disa para më shumë, blerësit mund të blejnë i5 M60, i cili prodhon 601 kuaj fuqi, teksa shpejtësinë prej 0 në 100kMh e arrin në 3,7 sekonda.
Bashkë me performancën e mahnitshme, i5-shi është i mbushur me teknologjinë e fundit. Në mesin e brendësisë së i5-shit ndodhet ekrani me prekje i info-argëtimit me madhësi prej 14.9 inçëve dhe një grup instrumentesh dixhitale me madhësi prej 12,3 inç, të gjitha të fuqizuara nga softueri OS 8.5 i BMW-së.
Duke e çuar asistimin e shoferit në një nivel tjetër, i5 ofron një paketë të vozitjes pa duar të quajtur Driving Assistance Professional. Me këtë sistem, pronarët mund të manovrojnë në autostradë pa përdorur duart me një shpejtësi deri në 137kMh, dhe madje do të ndryshojë korsinë dhe do të ndezë automatikisht treguesit nëse shoferi sinjalizon duke shikuar në pasqyrat anësore./Media Ndërtimi