Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është deklaruar pas takimit me Përfaqëusesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Vuçiq i ka vlerësuar “bisedime të vështira” ato çfarë u diskutuan në takimin e së enjtes, shkruan Gazeta Insajderi.
“Bisedimet e vështira në Bruksel sapo kanë filluar”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.
Të dy diplomatët fillimisht takuan Vuçiqin në ora 09:00.
Tashmë diplomatët evropianë po zhvillojnë takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Takimi tre-palësh pritet të mbahet nga ora 11:00. Temë kyçe e takimit do të jetë zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit. /Insajderi.org/