×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Filmi ‘Babai’ në garë për 10 mijë euro në Gjermani

    Insajderi
    30 September 2016 - 20:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të dy çmimet kanë vlerën prej 10 mijë eurosh. Filmi “Babai” me regji nga Visar Morina ka arritur një tjetër sukses.

    Filmi është nominuar për Fondin NRW që i jepet filmit më të mirë të metrazhit të gjatë në kuadër të Festivalit të Filmit në Cologne të Gjermanisë.

    Nëse filmi do të jetë fitues do të merret vesh në fund të këtij festivali, me 14 tetor, kur për herë të parë do të ndahet një fond i tillë për Filmin më të mirë të metrazhit të gjatë dhe Filmin më të mirë dokumentar.

    Çmimi në fjalë u jepet filmave që janë prodhuar kryesisht ose totalisht nga NRW, regjioni North Rhine-Westphalia dhe që janë lansuar në kinematë gjermane nga periudha 1 janar 2015 e deri me 31 gusht të këtij viti.

    Të dy çmimet kanë vlerën prej 10 mijë eurosh, shkruan KultPlus.

    Filmi flet për Norin (Val Maloku) i cili shet cigare në rrugë bashkë me të atin Gëzimin (Astrit Kabashi) në Kosovën e viteve të nëntëdhjeta. Babai dëshiron të gjejë një mënyrë për të emigruar në Gjermani e i biri bën çdo gjë për të mos u ndarë nga ai. Të zënë në mes të dëshirës për të qenë së bashku dhe nevojës për t’u ballafaquar me realitetin e vështirë, marrëdhënia babë-bir zhvillohet deri në pikën ku asgjë mes tyre nuk është më ashtu si ka qenë.

    Në rolet kryesore janë: Val Maloku, Astrit Kabashi, Enver Petrovci, Adriana Matoshi, Aurita Agushi, Alban Ukaj, Xhevdet Jashari, Armond Morina etj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark