Filmi “Babai” me regji nga Visar Morina do të jepet këtë muaj në Beograd.
Goethe Institute në Beograd ka përzgjedhur edhe këtë vit filmat më të mirë gjermanë apo në bashkëproduksion me Gjermaninë për ti shfaqur në Qendrën Kulturore GRAD.
Filmi “Babai” është bashkë produksion gjerman, 104 minuta, dhe një histori e fuqishme e cila tanimë ka disa çmime në festivale të mëdha botërore.
“Babai” shtjellon rrëfimin e Norit (Val Maloku) një fëmijë, i cili shet cigare në rrugë bashkë me të atin Gëzimin (Astrit Kabashi) në Kosovën e viteve të 90-ta, shkruan KultPlus
Filmi do të jepet me datë 12 mars, në ora 21:00 në Qendrën Kulturore GRAD në Beograd.