×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Filmi kosovar ‘Home’ nominohet për çmimet BAFTA

    Insajderi
    10 January 2017 - 10:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Filmi “Home” me regji nga Daniel Mulloy ka marrë nominim në BAFTA Awards.

    Përderisa numër i madh i burrave e grave provojnë të hyjnë në Evropë, një familje angleze duket të jetë në pushime.

    Historia e filmit 20 minutësh “Home” është ende më e thellë. Kësaj radhe, familja bëhet viktimë e zhvillimeve pa fajin e saj, për tu gjendur në situata njëjtë si refugjatët e vendeve të Lindjes, shkruan KultPlus.

    Filmi është prodhim mes Kosovës e Anglisë, me regji nga Daniel Mulloy, e ku një pjesë e mirë e ekipit filmik përbëhet nga emra shqiptarë si aktorja Arta Dobroshi, Shpat Deda, Zaki Ramadani, Eroll Bilibani, Mrinë Godanci, Elmedina Morina, Sally Campbell, Davud Karbassioun, Andrés des Rochers etj.

    “Home” ka marrë nominim për filmin më të mirë të shkurtër anglez, krahas “Consumed”, “Mouth of Hell”, “Standby” dhe “The Party”.

    Filmi është xhiruar kryesisht në Kosovë, përkatësisht në Janjevë dhe Graqanicë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark