Me aktorët Kristen Stewart, Jesse Eisenberg dhe Steve Carell, filmi përqendrohet në shoqërinë e zhurmshme të kafeneve të Hollivudit në vitet 1930.
Kjo e bën Allen regjisorin e parë që ka paraqitur tre filma hapës të festivalit në Kanë. ‘Hollywood Ending’ hapi festivalin vjetor në vitin 2002, dhe ‘Midnight’ në Paris në vitin 2011.
Sipas organizatorëve të festivalit, ‘Cafe Society’ tregon historinë “e një gruaje të re që arrin në Hollivud gjatë vitit 1930 duke shpresuar që të punoi në industrinë e filmit, bie në dashuri, dhe e gjen veten të përfshirë në një shoqëri të Hollivudit”.
Ky film bashkon edhe dy aktorët Stewart dhe Eisenberg, të cilët u shfaqën së bashku në American Ultra.
‘Cafe Society’ do të konkurrojë në Kanë këtë vit, festival i cili mbahet nga 11 deri më 22 maj, ndërsa lirimi i filmit për publikun e gjerë në kinema do të bëhet më vonë gjatë vitit. /Insajderi.com