×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Filmi kosovar ‘Babai’ pjesë e GoetheFest në Beograd të Serbisë

    Insajderi
    05 October 2016 - 09:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Filmi kosovar “Babai” do të jetë pjesë e  GoetheFEST 2016, i cili organizohet nw Beograd.

    “Babai” sjellw rrëfimin e Norit, rolin e të cilit e luan Val Maloku, një fëmijë i cili shet cigare në rrugë bashkë me të atin Gëzimin, ky në rolin e Astrit Kabashit, në Kosovën e viteve të 90-ta, do të jepet javën tjetër në qytetin e Beogradit në Serbi, njofton KultPlus.

    Filmi me regji nga Visar Morina do të jepet premier me datën 11 tetor në Qendrën Kulturore të Beogradit.

    Në GoetheFEST 2016 do të shfaqen edhe filma që kanë qenë pjesë e Berlinales dhe filma që kanë marrë çmime të mëdha në Gjermani, mes tyre “Agonija”, “Fak Ju Gete 2” me regji nga Bora Dagtekin, “Kralja” etj. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark