Filmi kosovar “Home” premierë në Londër - Insajderi
×
Kulturë

Filmi kosovar “Home” premierë në Londër

Insajderi
02 October 2016 - 13:33
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Filmi kosovar “Home”, i regjisores More Raça u shfaq mbrëmë në Londër, në kuadër të festivalit të njohur  “Raindance”.

Ai është shfaqur mbrëmë premierë në këtë festival.

“Të jesh pjesë e një festivali si “Raindance” është një sukses i madh, dhe jam e lumtur që unë dhe i gjithë ekipi i filmit arritëm që Premierën Botërore të filmit ‘Home’ ta kemi në një festival të këtij niveli”, ka thënë regjisorja Raça, shkruan KultPlus.

Këtë ngjarje e ka përcjellë nga afër edhe ambasadori kosovar në Britani të Madhe, Lirim Greiçevci i cili e ka cilësuar si një moment suksesi të kinematografisë kosovare./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark