Filmi me aktorin shqiptar merr dy çmime në Berlinale - Insajderi
×
Kulturë

Filmi me aktorin shqiptar merr dy çmime në Berlinale

Insajderi
16 February 2019 - 16:20
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Janë ndarë mbrëmë çmimet e para të festivalit Berlinale – Festivalit të Filmit në Berlin, një ndër më prestigjiozët në fushën e kinematografisë.

Disa çmime të tjera do të ndahen sonte, ndërsa edhe ato mbrëmë kanë dalë të jenë të suksesshme për filmat nga Ballkani.

Filmi “Gospod postoi, imeto i’ e Petrunija” me regjisore Teona Strugar Mitevska ka marrë çmimin nga Juria Ecumenical. Çmimi në fjalë ndahet nga Organizatat Ndërkombëtare Filmike të Kishave Katolike dhe Ortodokse – INTERFILM dhe SIGNIS.

Filmi flet për një grua, mbrojtëse të të drejtave të njeriut, e cila thumbon traditat e kishës dhe duke u futur në një ritual i cili konsiderohet i denjë vetëm për burrat. Filmi me këtë çmim merr edhe 2.500 euro shpërblim.

I njëjti film ka marrë edhe një tjetër çmim. Bëhet fjalë për ‘Guild Film Prize’ – ndërsa jepet nga AG Kino – Gilde e.V. (Asociacioni i Kinemave German Art House).

Në këtë film luan edhe aktori shqiptar Xhevdet Jashari. / Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark