Filmi me Jennifer Aniston “Dumplin’” arrin në Cineplexx me shumë shpërblime për Ladies Night! - Insajderi
×
Kulturë

Filmi me Jennifer Aniston “Dumplin’” arrin në Cineplexx me shumë shpërblime për Ladies Night!

Insajderi
25 February 2019 - 15:51
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Jennifer Aniston rikthehet me një komedi si një ish-mbretëreshë e bukurisë në filmin “Dumplin”. Për këtë premierë, me 28 shkurt, Cineplexx organizon eventin “Ladies Night” duke ju ofruar zonjave dhe zonjushave një natë argëtuese me shpërblime te ndryshme!

https://www.instagram.com/p/BuMlt0LjHYK/

Dumplin’ është bazuar nga libri i autores Julie Murphyku u realizua në film nga Anne Fletcher e cila është e njohur për filmat e saj komedi dhe romantikë si The Proposal dhe 27 Dresses. Ngjarja e filmit zhvillohet në një qytet të vogël në Texas  ku vajza me mbipeshë e ish-mbretëreshës së bukurisë regjistrohet në shenjë proteste në konkursin e bukurisë që e ëma organizon, por gjithçka përshkallëzohet kur të tjera vajza mbipeshë marrin pjesë, duke bërë kështu revolucion.

Dumplin’ nderon Dolly Partonme këngët e saj klasike gjithashtu dhe këngët e saj të reja si kolonë zanore e filmit duke përcjellë aktoren kryesore (Danielle Macdonald) në një rrugëtim ku ajo gjen vetveten. Mesazhi kryesor qe e përcjell filmi është se bukuria është kur e japim më të mirën nga vetja në anën emocionale dhe jo atë fizike.

Përveç premierës botërore të këtij filmi, Cineplexx organizon edhe eventin Ladies Night prej orës 19:00 ku do të ketë pije falas nga Strongbow, si dhe shumë shpërblime të tjera si:

5x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Gentli Shoes
5x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga EMO
50 dhurata nga Oliver Weber

Për me shumë Cineplexx në bashkëpunim me Raiffeisen Bank Kosova sjell një super ofertë për biletat e këtij filmi. Për çdo biletë qëpaguani me Gold dhe Bonus Cards, merrni 1 tjetër FALAS.

https://www.facebook.com/cineplexxkosovo/videos/322554875059254/

Biletat mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:15 në Cineplexx. Për më shumë rreth orareve te eventit mund t’i gjeni në webfaqën e Cineplexx.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark